• |
ide | kryesore

Vjedhja e tokës/ Dyshimet se Elvis Roshi vepronte në emër të Ramës (video)

Kryesore



Zbulimi i vjedhjes masive me tokat në Spille, ku Elvis Roshi dhe kreu i PS Kavaje, Gentian Daja dyshohen se kane ngritur një skemë që i mundësoi atyre përfitimin e 36 hektarëve tokë (vetëm të afërmit e Elvis Roshit kane marrë 10900 metra2) nuk mund të ketë qenë një akt i rastësishëm. Sot Edi Rama mund të thotë si për rastin Tahiri se ai nuk dinte gjë, se ai nuk kishte dëgjuar apo nuk e kishin njoftuar, Por pyetja e thjeshtë është: A kishte nënpunës hipotekash dhe zyrtarë shtetërorë që mund ta pengonin bandën e Kavajës të vazhdonte punë, kur kryeministri nuk linte rast pa dalë në mbrojtje të Elvis Roshit.

Në fillim opozita e akuzoi se kishte bërë krime në një vend europian. Rama e mohoi dhe tha se ai e kishte dëshminë e penalitetit të pastër. Pastaj mediat thanë se kishte ndryshuar emrin. Rama e mbrojti vetë duke pretenduar se kjo ka qenë një praktikë e rëndomtë e emigrantëve hallexhinj. Pastaj ambasadori amerikan Lu kërkoi publikisht para zgjedhjeve që Elvisi të mos kandidohej. Rama jo vetëm nuk e dëgjoi, por e rikandidoi, shkoi i bëri fushatë në Kavaje, duke u bërë thirrje kavajasve se “Të votosh shqip do të thotë të votosh Elvis Roshin” (Shiko videon poshtë).

Pastaj në fund edhe kur Elvisi u bë qesharak herë duke dhenë dorëheqje dhe herë duke u dorëhequr nga dorëheqja, Rama përsëri refuzonte ta shkarkonte nga kryetar bashkie.

Tani nga largësia e kohës kur gjithçka është më e qartë me të drejtë bëhet pyetja: Pse u bë Elvis Roshi një nga njerzit e preferuar të kryeministrit?

Ai fillimisht krijoi alibinë se këta njerëz i kandidoi për të mposhtur sit ë fortë bandat e pushtetit të Berishës. Por ai i mbajti edhe pasi erdhi vetë në pushtet, madje edhe me koston e sfidimin të partnerëve perendimorë.

Ai u soll si klloun në tubime elektorale, bëri humor me emrin Ervis-Elvis dhe pohoi para të gjithë shqiptarëve se mezi priste ditën kur Lulzim Basha të dilte i zhgënjyer nga balta që kishte hedhur mbi figurën e pastër të kryebashkiakut kavajas (shiko videon e dyte poshte).

Por tani kur në dritë kanë dalë fakte të reja, kur prokuroria po na furnizon me prova konkrete për vjedhjen e tokës nga banda e bashkisë së Kavajës dyshimet janë se Edi Rama nuk e ka mbrojtur Elvisin vetëm për të shkuarën, por edhe për atë që po bënte gjatë pushtetit të Rilindjes. Mos vallë ai njësoj si Habilajt mblidhte lekë për fushatë?

Apo edhe për këtë Rama nuk dinte gjë?

Po kjo tani ka pak rëndësi. Ai për Roshin, ka qenë mbrojtësi dhe krijuesi i alibive, njësoj si për Tahirin, Habilajt dhe kriminelët që futi në parlament. Pas kësaj mbrojtje ata vazhdonin punënën dhe vidhnin toka shtëtërore.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Asnjehere nuk e kam kuptuar urrejtjen patologjike qe keni ndaj Rames.Ai eshte nje ,ju jeni shume.Ju marrte mortja qe ai ua ben tete me dy.Kjo tregon koeficientin e larte te inteligjencies. ,qe ka ai.Eshte per tu respektuar kjo cilesi e tij.Studioni mos u merrni me thashetheme.Punoni per Shqiperine qe ajo te perparoje.Mos u beni tradhetore se do te pendoi.,(N.Frasheri,fjalia e fundit.)

  2. Koeficienti i Cmendurise si Mani o Lili. Pash zotin lexo ndonje gje se na hape barkun, ose, mos merr para nga Rama se po shkaterroni shqiptaret me propaganden e Gebelsit nder zyra qe paguhen nga ne deri sa te… haje mortja trute.

  3. O Lili, pse e merr per urrejtje patologjike? Nuk eshte urrejtje, eshte cmire qe u be kryeminister dhe beri c’deshi me kete vend. Besoj se nuk ka nevoje te hyhet ne detaje per cfare ka bere Rama ne kete vend apo jo?

  4. lili qfare brek kishte gjelili kur ju perdhunoi motrat,po roshi kur perdhunoi femijet e vllezrit e tu te mitur ,kishte apo jo brek.ok lili shko korr,ose shit kokain se e di qe punon ne qenefin negjmije ,koperativen me te madhe ne bot te qelbesirave.rama te ka mut xhafa te ka kak.

  5. dyshimet e kujt??? dyshimet e lapsit??? media jeni ju qe beni keto shkrime pa verifikuar asnje lajm?! Ky eshte nje nder problemet qe ka sot shqiperia, ske me kujt ti besosh e ske me ku te informohesh, ju paguheni nga PD per te nxjerre keto lloj lajmesh, tema paguhet nga PS per te nxjerre lajme te tjera

  6. Ja dhe letyrat e shqiperise te mbledhur kuvendojne si ti lepijne bythen shefit te madh e kujt tia lene per nje cop 400 mije lekshi te vjeter ne muaj…

  7. Oj Lililiiii nderoi. syzet. se qenke qeruar. nga. droga e. shkreta. ti paske mbaruar. me. mend. si. Ram. droga. shko. shpejt. te. psiologu sa seshte vone

    1. ik ore koqe shiko Tetoven lere shqiperine se ai Rama i mblodhi te gjithe kryetaret e partive ne Maqedoni edhe u bene bashkeqe sote u be gjuhe zyrtare, more veshe o butheqiri i berishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *