• |
ide | kryesore

Xhafaj paralajmëron goditjen ndaj 4 grupeve kriminale

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur në Kuvend për operacionin ‘Forca e Ligjit’, përmes së cilit u godit një grup kriminal në Fier një ditë më parë. Sipas Xhafës janë skeduar edhe 4 grupe të tjera kriminale dhe pritet që ndaj tyre të veprohet menjëherë.

“Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar. Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë. Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes. Jam ulur në atë karrige jo për interesa e ambicie personale por për më shumë rend e siguri për t’u siguruar që reforma e re e drejtësisë do zbatohet për të qene të gjithë të barabartë përpara ligjit. Lufta kundër krimit është një sfidë e madhe për të gjithë ne. duhet ta fitojmë dhe do e fitojmë”., -tha Xhafaj.

 



8 Comments

  1. Ka ardhur dita qe krimi te marre fund dhe te luftohet, keshtu si e ka nisur ministri kam bindje qe shume shpejt do marrin fund te gjitha grupet kriminale.

  2. E rendesishme eshte qe policia te bej detyren duke respketuar ligjin me perpikmeri dhe te arrestoj kedo qe e shkel at.

  3. Me vjen mire qe shenjestra eshte vene ke krimi i organizuar dhe tek keto grupe.Shume shpejt do marrin fund pasi po behet me te vertete nje pune shum e mire.

  4. Kjo eshte fryma qe duhet. Goditja e krimit te organizuar duke e cuar aty ku e ka vendin, ne burg. Besoj se shume shpjet krimi nuk do te ket me vend ne shqiperi me kete pune kaq te madhe qe po ben qeveria dhe ministi

  5. Ky vetting ka shume rendesi te zbatohet njelloj per te gjithe dhe krimi te marre fund njhere e mire.

  6. Mire qe na degjuan njeher veshet nje qe del aty e flete per pune te bere rezultate te arritura, se mbeten vetem duke pritur te ndodhe dicka, e duke share njeri tjetrin ne parlament.

  7. Po punoni pa lodhje dhe ne menyre te vazhdueshme. Me behet qejfi qe po I jepni ketij fenomeni goditje te njepasnjeshme qe do te cojn pa dyshim ne eleminim total

  8. Gjithmone po u punua me kaq shum perkushtim do te arrihet dhe zhdukja komplet e grupeve kriminale te cilet per vite me radhe u forcuan padyshim shum. Por tani urojme qe me keto ritme te arrihet ne nivelin e mposhtjes se krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *