• |
ide | kryesore

60 nxënës të helmuar nga gazi në Bulqizë, Rama inaguron një shkollë, Nikolla sulmon Bashën

Kryesore



Montimi gabim i sistemit të ngrohjes në shkollën e mesme të Shupenzës në Bulqizë ka rezultuar fatal për 120 nxënës. 60 janë helmuar, 34 prej të cilëve marrin pjekim në spitalin e Peshkopisë, 27 në spitalin e Bulqizës dhe një tjetër është transportuar me helikopter në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Fatmirësisht nxënësit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse 10 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Helmimi i tyre ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave nga sistemi i ngrohjes me pellet, i vendosur pas rikonstruksionit të shkollës.

Por sistemi ngrohës ishte montuar gabim. Të paktën kështu thonë ekspertët që po hetojnë ngjarjen. Tymi dhe gazi i dioksidit të karbonit është përhapur në shkollë me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e nxënësve. Për ngjarjen e rëndë reagoi disa orë me vonesë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ajo tha se kjo ngjarje është një mundësi për Bashën për të hedhur akuza ndaj qeverisë.

Duke u shprehur se fëmijët po marrin shërbimin e duhur, Ministrja e Arsimit i kujton Bashës tragjedinë e Gërdecit. Nikolla predikon sjelljen korrekte të politikës në të tilla raste dhe kujton se si shefi i saj në qeveri i rrihte shpatullat Berishës në spital kur shpërtheu Gërdeci. Ministrja gjeti mjaftueshëm hapësirë në këtë reagim për ngjarjen e rëndë, për të kujtuar akuzat që mbajti Edi Rama se mbi shpatullat e tij për atë gjest me Berishën.

Ky rast hedh dyshime për cilësinë e keqe të punimeve në shkolla nga firmat që fitojnë tenderat për rikonstruksionin e tyre.

Ndërkohë zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama shpërndau për mediat pamjet nga inagurimi i një shkolle në Roskovec, ku mori pjesë vetë kreu i qeverisë. Ky i fundit s’ka bërë asnjë reagim për ngjarjen në Bulqizë, por ‘mburret’ me inagurimin e një shkolle të re.

 

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Ne nje vend normal te gjithe ato persona qe jane marre me tenderimin e kesaj shkolle do te kishin dhene doreheqje. Ne rastin e pare qe cenohet jeta e nxenesve (e ardhmja e ketij vendi) ministria duhet te jepte doreheqjen dhe te kerkonte falje publike per rastin e ndodhur. Ketu nuk mban pergjegjesi askush, ketu vdesin njerez ne uzina nuk ndodh asgje, ketu asfiksohen njerez nuk mban askush pergjegjesi, ketu iken gjysma e vendit nuk mban askush pergjegjesi, e pse do mbajne pergjegjesi kur nuk ka njerez qe te mbrojne dinjitetin e tyre dhe te femijeve, ky vend ka marre fund…

  2. shshshsh mos e shqetesoni ndrikullen Lindite. Ka orarin e flokeve dhe thonjve tani. Per nxenesit e helmuar, shohim e bejme….

  3. Ndyresira qe i rafte ne dere te vet. as oksigjen nuk kishte per ata njerez QE MEZI MERRNIN FRYME dhe kjo “lulja e Kurbinit” qe hidhte valle ne fushate nuk do me dite per ta. PUSHTE E PUSHTA ZHDUKUNIIIIII! jU ZENTE MALLKIMI I ATYRE FEMIJEVE DHE I KEIJ VENDI!

  4. Shumë gabime bëni në shkrimin e artikujve. Jam i sigurt që donit të thoshit “mjekim” dhe jo “pjekim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *