• |
ide | kryesore

Ambasadorja e Gjermanisë për ‘Tahirin’: Të gjithë të barabartë para ligjit, imuniteti nuk duhet të pengojë drejtësinë

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Suzanna Schütz, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” u sugjeron shqiptarëve të qëndrojnë në vendin e tyre, por për të gjithë ata që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e saj, Schütz tregon rrugën ligjore që mund të ndjekin. Po ashtu, Ambasadorja gjermane nuk komenton vendimin e parlamentit për rrëzimin e kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por thekon se para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk duhet që imuniteti të përdorej pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Lidhur me rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nuk mund të shprehem, se nuk i njoh detajet e të gjithë procesit, por përgjithësisht mund të them që ne mbështesim mendimin dhe qëndrimin se Shqipëria duhet të luftojë e vendosur kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë kontekst, organet ligjzbatuese duhet të bëjnë detyrat e tyre. Ne presim që Shqipëria të bëjë më tepër në këtë rrugë dhe e mbështesim Shqipërinë pikërisht në luftën e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shpresojmë shumë që në këtë kontekst të arrihen rezultate konkrete. Përpara ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë dhe në asnjë rast nuk do të duhet që imuniteti të përdoret pikërisht për të bllokuar punën e institucioneve të sistemit të drejtësisë.” – tha ambasadorja Gjermane.
 



2 Comments

  1. Ku ishe ti moj “zonjeze” ma para?, keto qe beni ju jane ana tjeter e medaljes e atij qe tha dikur a ka komb shqiptare?!, me burra tjere edhe kom shqiptare mund te kete, do ta shihne se si po shkojne gjerat, gjysem hena do behet e plote shume shpejt, dhe kremlini ka do pune me ju, dhe po i zgjidh me gjysem henen per mrekulli. Lereni popullin shqiptare, shkoni e shihni punet tuaja dhe mendoni se i keni per mbare. Kaq besoj se nuk thashe gje per gje.

  2. Ambasadori eshte perfaqesues i shtetit te vet dhe natyrisht shikon interesat e eveta.Por,nese del ne skene ,ta mate mire fjalen,dhe jo te flase me dobet se Spiropali.Para ligjit-thote ambasadorja,jane te gjithe te barabarte,dhe se imuniteti nuk duhet te pengoje,organet ligjore te bejne punen e saj.Kujt ja thote ajo,keto fjale?Dhe ku i thote?Ajo nuk u njihka me detaje!!!!Po komisionin e mandateve dhe seancen plenare,nuk i pa ajo?Drejtesija kerkoi te beje punen e saj,por kush e pengoi.Nuk i pa keto zonja e nderuar ambasadore?Nese nuk i ka pare,per cfare rrin ne Tirane ajo?Turp me te madh nuk ka.Rasti me pozitiv,eshte qe kjo zonje,nuk beka fare detyren e vet,dhe rasti tjeteri,ajo qenka pergatitur mire nga qeverija rilindase,prandaj duhet ta quajme :perfaqesuesja e Rames (ne nje shkalle me te larte se Spiropalja),qe mbron dhe kerkon te fshehe pengimin e zbatimit te LIGJEVE,ne Shqiperi.Turp,per te.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *