• |
ide | kryesore

Arrin deri në 50 vetë numri i nxënësve të shtruar në spital në Bulqizë (Video)

Lajme, Të fundit



Grupet e nxënësve të shtruar në spital, të asfiksuar nga sistemi i ngrohjes së shkollës së Shupenzës ka arritur në gati 50 vetë. prej këtyre 19 nxënës mësohet se janë në gjendje më të rëndë të shtruar në spitalin e Peshkopisë. Pjesa tjetër, prej 28 vetësh është në spitalin e Bulqizës. I vetmi reagim është nga Ministria e Shëndetësisë që ka vënë në dispozicion dy helikopterë për transportin e fëmijëve drejt Tiranës, nëse do të lindë nevoja. Ndërkohë nga Ministria e Arsimit nuk ka asnjë reagim për ngjarjen. Prej disa orësh që kur ngjarja ka dalë në media, Lindita Nikolla ka heshtur.



2 Comments

  1. Nese soba nuk ben djegie te rregullt nxjerr mono oksid carboni dhe jo dioksid karboni. .Ky gas eshte helmues vdekjeprures ne pak kohe. Ne raste te tilla duhet trajtim me dhomen hiperbarike. Nuk e di nese spitalet tona e kane kete instrument.

  2. O lapsi te lutem kontakto me MONEN e thuaj. Ngrohjen ne shkolla e ben BASHKOA e jo MINISTRIA. Ne Bulqize eshte nje KRYETAR NGA LSI i cili ka lidhje me pronarin e prodhimit te PELETES qe u provua sot. Thuaj MONES mos fol shume se e more ne qafe dhe KRYETARIN e LSI. Ms te lutem kete radhe kafshio gjuhen lutjuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *