• |
ide | kryesore

E përmendi Shemsi Prençin si shembull të budallallëkut, Dritan Hila ankohet për kërcënimet

Lajme, Të fundit



Një status me ironi i Dritan Hilës që risjell gafën e Shemsi Prençit në parashikimin e tërmeteve ka irrituar këtë të fundit.
Drejtori i Emergjencave Civile e ka marrë në telefon Hilën duke e kërcënuar se “po më përmende prapë, të tërheq zvarrë mor zagar”, dhe “jam malësor dhe po e zgjate prapë me mua do ta vazhdoj personalisht”.
Në statusin e tij në Facebook, Hila komentonte situatën në Greqi duke e marrë Shemsi Prençin, si shembull të budallallëkut: Pavaresisht inateve qe mund te kemi, mendoj se ka ardhur koha qe t’iu çojme Shemsiun grekeve per ndonje parashikim. Kjo qeveri duhet ti ndaje asetet e saj me aleatet dhe jo vetem per vete. (Shyqyr qe Zoti nuk na ve ne prove dhe budallalleku jone mbetet brenda kufijve pasi po te kishim te tilla drama, do te na ishin mbytur 1.600)” shkroi Hila në Facebook.

Më pas, në një shkrim në Dritare.net, Hila duket qartë se nuk është intimiduar nga kërcënimet, por vazhdon ta quajë Shemsi Prençin “një halabak”, kur e lidh kërcënimin me retorikën e Ramës kundër gazetarëve.
“Çdo halabak me pushtet apo jo, ka të drejtë ta shikojë gazetarin si një target të lehtë që mund ta intimidojë apo sulmojë, pasi askujt nuk do t’i dhimbset një gjobaxhi, gënjeshtar dhe grabitës i parave të popullit. Dhe vjen momenti që gazetari shikohet si shtriga që duhet vënë në turrën e druve ndërsa tipat si Shemsiu, njerëz që na shpëtojnë nga e magjia dhe e keqja” shkruan Hila në Facebook.



2 Comments

  1. rama i kazgjedh kokerr me kokerr egjrat nga nji thes me grur qelbesirat,ose njerzit me te qelbur qe ekzistojn ne shqiperi ter llumin e qenefit negjmije ku ka dhjer stalin e mao LU ce dun.qelb i lindur qelb i rritur qelb plak do vdes.

    1. Kur flisni dhe ju plehrat e PD dhe kazanit te mbeturinave mediatike, Hile ti rruaje koqet Prençit, se hila fshihet ende pas fustanit te gruas qe i gjen pune kur ngel pa pune, Hila qe u shperblye nga PD me post diplomatik te mbylle ate gojen hale qe ka se perveç plehrave te kazanit Halen (Hilen) se lexon as se beson njeri. 0 kredo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *