Ditën kur kaldaja e shkollës në Bulqizë u bë shkak që 60 fëmijë të përfundonin në spital të asfiksuar, kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec për inaugurimin e një shkolle tjetër. Kryeministri takoi fëmijët e Roskovecit i ndjekur nga kamera e kryeministrisë dhe foli për investimin 567 mijë euro.
Pavarësisht ngjarjes së rëndë, Rama nuk udhëtoi drejt Bulqizës, për t’iu gjendur pranë fëmijëve dhe familjeve në këtë moment të vështirë. Ngjarja tragjike as nuk e pengoi Ramën të shpërndajë pamjet e inaugurimit të shkollës së re për marketing politik, pa thënë asnjë fjalë për realitetin e hidhur të Bulqizës. Asnjë fjalë s’ka thënë deri në orën 18:00 s’ka thënë as ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Video më poshtë u shpërnda nga zyra e shtypit e kryeministrisë, kur dhjetëra fëmijë të Bulqizës janë ende në spital.
©LAPSI.al
Rama te shkoje te spitali NR. 5 e te marre sherbim nga PPP.
Nga inati qi rama po ju sfido ju opinionistat dhe opinionin e qadres duhet t rifuteni n qader.
shkolla ,trotuare ,pedonale etj jane ne stadin e bashkive. ne rrang shteti duhen inagurue investime strategjike si rr Kombit, Tirane Elbasan, Vlore,Gjirokaster,Korce,terminali pasagjereve Durres dhe Kalatat e perpunimit te mallrave ne port, Aereoport, etj-etj. Ju ka mbetur ora tek rruga Arberit edhe pse afro 40 % e punimeve jane kryer.