• |
ide | kryesore

Kjo është shtëpia e Elton Çiçës, tre grabitës e sulmuan mëngjesin e sotëm. Morën serverin e kamerave

Lajme, Të fundit



Lapsi.al siguron foto ekskluzive nga shtëpia e Elton Çiçës në Tepelenë, e cila gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u tentua të grabitej nga tre persona.

Ata hynë në oborrin e shtëpisë së Çiçës dhe sipas policisë dyshohet se kanë grabitur serverin e kamerave që monitoronin banesën.

Në vendin e ngjarjes u gjendën edhe gëzhoja kallashnikovi, që tregon se ata kishin qëlluar. Grupi hetimor po vijoj punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohe po  punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Elton Çiça u ekzekutua në 1 maj të vitit 2016 në një lokal në Tiranë. Vrasja e tij ndodhi për shkak të përplasjeve me një tjetër bandë rivale në Tepelenë, atë të Jani Aliajt.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *