• |
ide | kryesore

Ndjenja e fajit për Bulqizën mundon Monika Kryemadhin: Kërkoj falje!

Lajme, Të fundit



Pas lajmit se 60 nxënës e mësues u asfiksiksuan nga rrjedhja e gazit në shkollën e Shupenzës, Monika Kryemadhi e LSI-së ka pasur një reagim të pazakontë për politikanët. Ka kërkuar falje, për përgjegjësinë që i takon si politikane për realitetin e këtyre 27 viteve. Lexoni më poshtë statusin e plotë të Kryemadhit.
STATUSI I PLOTË:
Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e rradhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë!
Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *