• |
ide | kryesore

Një akuzë e re për abuzim seksual tashmë bie me Stallone-n

Paparazzi, Slider



Sylvester Stallone mohoi kategorikisht akuzat për abuzim ndaj një të miture, fanse e tij në vitet ’80. Sipas saj, ai e kishte kërcënuar se “do t’ia përplaste kokën” nëse do të tregonte.Një zënëdhëse e aktorit i përshkroi pretendimet si “qesharake” dhe “kategorikisht false”, pas një raporti të policisë të vitit 1986, që u sigurua nga “Mail Online”.“Askush s’ka qenë në dijeni të kësaj historie, derisa u publikua sot, përfshirë zotin Stallone”, u shpreh zëdhënësia e tij.,

“Ai nuk u kontaktua asnjëherë nga autoritetet apo kushdo tjetër lidhur me këtë çështje.”Thuhet se incidenti ndodhi në 1986-ën në një hotel të rrjetit Hilton në Las Vegas, kur Stallone po promovonte filmin “Over the top”. Sipas raportit të policisë, vajza u shpreh se një truprojë e aktorit i kishte dhënë çelësat e një dhome hoteli. Pasi kreu marrëdhënie me aktorin, hyri edhe truproja duke e kthyer në një situatë shumë të sikletshme për vajzën.Sipas asaj që shkruhet në raportin e policisë, vajza ishte shumë e çoroditur ndërsa fliste dhe e kishte të vështirë të bënte lidhjen e mendimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *