• |
ide | kryesore

Përshkallëzohen tensionet mes NATO-s dhe Turqisë

Planet



Shefi i NATO-s i kërkoi falje Turqisë pasi liderët e vendit thuhet se u përshkruan si “vend armik” në një ushtrim të përbashkët ushtarak.

Emrat e presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan dhe ish-liderit historik Mustafa Kemal Ataturk u përfshinë në incidentin e raportuar në Norvegji.

Turqia ka tërhequr 40 ushtarë nga stërvitjet.Në një fjalim drejtuar udhëheqësve provincialë të partisë së tij në pushtet, Erdogan tha se emrat e tij dhe të Ataturkut ishin vendosur në një “tryezë” që rendiste “armiqtë” gjatë ushtrimit të NATO-s.

Ai tha se kishte udhëzuar personalisht tërheqjen e menjëhershme të trupave turke “edhe nëse këto emra janë hequr” nga tryeza. Udhëheqësi turk se nuk mund të ketë pakt të tillë me aleancën e NATO-s.

“Dje në Norvegji ka ndodhur një incident. Në Norvegji kanë vendosur një tablo, si tablo armiqësore. Aty ndodhej fotografia e Ataturkut dhe, në anën tjetër, emri im. Pra, ishin objektiv”, tha Erdogan në një takim të krerëve të qyteteve në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Ankara.

“Pasi morën këtë informacion, shefi i shtabit dhe ministri përgjegjës për BE-në që ndodheshin në udhëtimin për në Kanada më telefonuan dhe më njoftuan për rastin dhe më thanë se kanë vendosur të tërheqin ushtarët, të cilët janë rreth 40, në stërvitjen e NATO-s, ndërsa unë u thash që gjithsesi ta bëjnë një gjë të tillë dhe të mos presin aspak. U thash që edhe sikur ato objektiva të hiqen, të tërheqin menjëherë 40 ushtarët tanë. Nuk mund të ketë një aleancë, një aleat të tillë”, shtoi presidenti turk.

Në fjalën e tij, Erdogan e ka quajtur zhgënjim faktin që SHBA-të nuk kanë mbajtur premtimet lidhur me krizën në Siri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga ana tjetër se ishte informuar për shkeljen në stërvitjen në qendrën e përbashkët të NATO-s në Stavanger, Norvegji.

“Unë kërkoj falje për shkeljen. Incidentet ishin rezultat i veprimeve të një individi dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e NATO-s -u shpreh ai – Individi në fjalë u hoq menjëherë nga ushtria dhe u largua nga qendra e përbashkët. Ne kemi nisur një hetim. Fajtori ishte një kontraktues civil i dërguar nga Norvegjia dhe jo një punonjës i NATO-s.’’

“Turqia është një aleate e çmuar e NATO-s, e cila i jep kontribut të rëndësishëm sigurisë së aleatëve”, shtoi numri një i aleancës ushtarake.

Ataturku ishte themeluesi i Turqisë moderne dhe ka udhëhequr republikën nga viti 1923. Ai është një figurë e respektuar mbarëkombëtare.

Ataturk kryesoi ndryshimet gjithëpërfshirëse në shoqëri duke përfshirë te drejtat cilivile, dhe futjen e shkrimit latin në shkolla. /syri



1 Comment

  1. uniteti me i dobishem ndernjerzore ,per te gjene ne kejujlibra paqe dhe mirkuptim eshte drejtesia ullzimi zotit ku ullheqesit mbesin vetem menaxhues ligji jo interesi keshtu uniteti ushtarak del thuajse i panevojeshem simbolik mbasi gjitha ceshtjet zgjillen permes drejtesise vlerave ku tashme i ka mbetur vetem emri cdo ceshtje nese nuk e zgjill drejtesia rregulli me urtesi permes vlerave perdorimi forces me shum ka dem sesa dobi kete e ka treguar me se miri historia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *