• |
ide | kryesore

Prokurorët belgë kërkojnë ekstradimin e ish-presidentit separatist të Katalonjës

Planet



Në seancën e sotme dëgjimore në një gjykatë belge ndaj ish-presidentit katalanas, Puigdemont, prokurorët belgë i kërkuan gjykatës të ekstradojë kreun separatist në Spanjë, për t’u përballur me akuzat për kryengritje lidhur me pavarësinë e rajonit.

VOA shkruan se seanca e radhës për Carles Puigdemont dhe 4 ish-zyrtarëve të qeverisë së tij do të jetë më 4 dhjetor.

Madridi lëshoi një urdhër arresti evropian për Puigdemont dhe vartësit e tij ndërsa ndodheshin në Bruksel. Ata i injoruan thirrjet e autoriteteve në Spanjë për t’u paraqitur përpara një gjykate spanjolle, me pretendimin se ndaj tyre nuk do të zhvillohej një gjykim i drejtë.

Seanca e sotme dëgjimore në Bruksel u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pritet që të dyja palët të apelojnë vendimin e gjykatës nëse ai bie në kundështim me interesat e tyre. Sipas ministrit të Drejtësisë belge çështja mund të zvarritet deri në tre muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *