• |
ide | kryesore

Shembet mali dhe shkatërron shtëpinë në Mat (FOTO)

Lajme, Të fundit

Foto që shihni më lart është ajo që ka mbetur nga një shtëpi e shkatërruar në Mat, pasi një masiv shkëmbor u shkëput nga mali dhe ra brenda në shtëpi. Ngjarja ndodhi natën e kaluar në fshatin Xibër dhe shtëpia e prishur, sipas policisë i përket 53 vjeçarit me inicialet B,T.
“Nga rreth 100 metra lartësi është shkëputur nga shpata e malit një masiv shkëmbor, duke çarë murin e banesës së shtetasit B.T, rreth 53 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë” njofton policia.
Në banesë ndodhej e gjithë familja, por masivi shkëmbor ka dëmtuar vetëm kryefamiljarin. Burri u dërgua në gjendje të rëndë në spital në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu