• |
ide | kryesore

Shërbimet sekrete spanjolle: Ideatori i sulmit terrorist në Barcelonë ishte informatori ynë

Planet



Imami i Ripollitit, Abdelbaki Es-Satty, i cili u quajt si truri i atentit të 17 gushtit në Barcelonë ku mbetën të vdekur 14 persona, ishte një informator i CNI, shërbimeve sekrete spanjolle.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja spanjolle, El Pais dhe më vonë u konfirmua dhe nga shërbimet sekrete në Madrid. Shërbimet sekrete e kishin “afruar” imamin në peridhën kur ishte në burg në vitin 2014, ku vuante dënimin për trafik droge.

El Pais shkruan duke cituar shërbimet sekrete se është normale që për marrë informacione në luftën kundër terrorizmit duhet të jenë afër atyre që bëjnë pjesë në të.

14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan pasi një furgon hyri në zonën e famshme turistike të Barcelonës Las Ramblas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *