• |
ide | kryesore

Vrasja e Gaz Çollakut, prokurorët kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën

Lajme, Të fundit



Prokurorët e Krimeve të Rënda kërkojnë burg përjetë për Denis Shtrazën, të akuzuarin për rrëmbimin dhe vrasjen e Gaz Çollakut në Durrës. Shtraza dyshohet se e kreu vrasjen bashkë me Erin Dalipajn, ish policin e ekzekutuar më parë. Vetë Shtraza ka pranuar se ditën që ndodhi ngjarja ka qenë me Dalipajn, por sipas tij takimi mes të dyve ka qenë rastësi dhe është bërë në Tiranë. Gazmend Çollaku u rrëmbye me dhunë në Durrës dhe u vra në një makinë rrugës për në Fushë-Krujë. Trupi i tij u gjet i torturuar në fshatin Murqin me duart e lidhura nga pas dhe me shenjat e torturave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *