• |
ide | kryesore

Akademiku Fuga: Pushteti i Ramës është aq i madh sa dominon pushtetet e tjera, Basha i dobët

Lajme, Të fundit



Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin Repolitix të Denis Mingës për librin e botuar, por edhe aktualitetin politik, deklaroi se pushteti i Ramës është aq i madh sa nuk bën më politikë, pasi Basha është shumë i dobët. Për Fugën, Rama vijon fitoren që arriti me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa kjo fitore sipas tij, përfundoi politikën në Shqipëri.

Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën. Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re. Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime. Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët, kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari. Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia bëhet goli. Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet. Rama doli fitimtar. Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër. Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve. Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri. Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë” – deklaroi Fuga.

 



2 Comments

    1. shko ti tundja te rames,se atij ja beri kristaqi femijen,e gregori zahon.keta fugat jan pisllek i enverit si rama.njeri keshilltr i rames tjetri gjoja e sulmon.qfar te bente basha kur ju leshuam ter trafikantet e droges qe nga lu,vllahutin,kukan e fajon.nuk e pan keta drogen e rames,tahirit e balilit me habilajt.krimi ti ka mbyll syt.si lu e vllahutin.rezultate po shifen droga italin e holanden po e perbin.qelbesirat vetem kan mbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *