• |
ide | kryesore

Del një trup i pajetë në brigjet italiane, dyshohet se është avokati i zhdukur

Lajme, Të fundit



Një trup i papjetë i gjetur në ujërat e Castros në Bari dyshohet se mund të jetë i avokatit shqiptar Besnik Muço i zhdukur prej datës 2 nëntor. Avokati hipi në një traget në portin e Durrësit për të shkuar te familja e tij në Itali, por nuk mbërriti kurrë aty.
Mediat italiane shkruajnë se trupi është gjetur 12 ditë më parë dhe është end ei paidentifikuar. Ato kanë hedhur dyshime se ai mund të jetë i avokatit 54-vjeçar. Kjo pritet të konfirmohet nga autoritetet.
Hetuesit po presin rezultatet e ADN-së së trupit të pajetë të gjetur më 6 nëntor. Trupi i tij u zbulua një ditë parë, por për shkak të kushteve të këqija të motit ai u nxor një ditë më vonë. Prej orës 23:00 të datës 2 nëntor celulari i avokatit rezultoi i fikur. Në traget u gjetën 3 ditë më vonë një çantë dhe sendet personale të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *