• |
ide | kryesore

Detajet/ Si dezertuan 4 komandot shqiptarë në Angli dhe ku dyshohet se ndodhen

Lajme, Të fundit



Katër komandot shqiptarë mendohet se fshihen pas zhdukjes në një mision trajnimi në Britani. Detajet e zhdukjes së muajit të kaluar u mbajtën të fshehtë, ndërsa policia dhe Ministria e Mbrojtjes nisën ndjekjen e tyre.

Por komandot, të identifikuar si Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksander Shkulaku dhe Klevis Lamkaj, mendohet se fshihen në komunitetin shqiptar në Angli. Ata mund të përballen me burg deri në pesë vjet për dezertim.

Ata ishin mes 11 shqiptarëve në stërvitjen e NATO-s në Mid-Uells, fluturimet dhe akomodimi i të cilëve, përfshirë një natë në Londër, të paguar nga Ministria e Mbrojtjes. Një burim për The Sun tha: “Ata duhej të ktheheshin në kazermë dhe të fluturonin përsëri ditën tjetër“.

Një burim ushtarak në kryeqytetin shqiptar të Tiranës tha: “Familjet e njerëzve të zhdukur janë marrë në pyetje dhe hetimi po vazhdon në Britani dhe Shqipëri.”

Ushtrimi, i drejtuar nga brigada e 160-të e këmbësorisë dhe selia e Uellsit në Brecon, pa 139 skuadra nga e gjithë bota të konkurrojnë në sfida. Ushtrimi përfshinte një marshim prej 60 km përgjatë Maleve të Zeza.

4 ushtarakët nga Batalioni i Këmbësorisë në Zallherr Aleksandër Shkulaku, Ylber Tokli, Reni Ajazi dhe Klevis Lamkaj një ditë përpara largimit nga Uellsi kanë kërkuar leje për të dalë nga baza Brecon e vizituar qytetin e Kardifit. Leja është aprovuar por ata nuk janë kthyer më në bazë.

Shqiptarët e humbur, veteranë afganë thuhet se janë ndër komandot elitë, por paguheshin rreth 220 paundë në muaj.

Dritan Demiraj, ish-kreu i Forcave Speciale Shqiptare, shkroi në Facebook: “Unë e konsideroj sjelljen e tyre të papranueshme. Unë e di se ata nuk paguhen mirë dhe punojnë në rrethana të vështira por ato që bënë nuk ishin tërësisht të pajustifikuara. Ata udhëtuan në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në një stërvitje ushtarake dhe unë u kërkoj atyre të kthehen në vendin e tyre sa më parë të jetë e mundur.”

Reni Ajazi,  një nga katër ushtarët shqiptarë që janë zhdukur gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Mid-Wales

Aleksander Shkulaku,  mendohet të jetë fshehur në brendësi të komunitetit shqiptar të Britanisë



1 Comment

  1. ikin nga shqiperia si me ik pre perbindshave shqiptaret.te pa shpres me kryedrogmenin rama e kryedrakullen ruqi nuk mbetet tjeter pos azil.ushtaraket i beri mrika kodheli pastrues kanoqesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *