• |
ide | kryesore

Ndërron jetë kitaristi i grupit legjendar AC/DC

F1, Paparazzi



Kitaristi australian Malcolm Young i njohur si një bashkëthemeluesit e grupit legjendar AC/DC ndërroi jetë sot në moshën 64-vjeçare pas një lifte të gjatë me sëmundjen e dementias. Sipas BBC ai ndërroi jetë pranë familjes së tij. Young do të mbahet mend për ritmin e tij të fuqishëm në kitarë. Ai dhe 2 vëllezërit e tij kanë qenë të gjithë pjesë e grupit AC/DC. Vëllai i tij Angus ishte kitaristi kryesor ndërsa George Young që ndërroi jetë në tetor ishte producent i grupit.
AC/DC janë një nga grupet më të fuqishëm në historinë e “heavy rock”. Ata u formuan në vitin 1973. Vëllezërit e vegjël Young ishin bashkëautorë të çdo kënge të tyre nga debutimi në vitin 1975 deri në 2014-ën kur doli edhe albumi i fundit. Mbeten në albumin e artë të muzikës hite si “Back In Black”, “Highway to Hell”, dhe “You Shook Me All Night Long”. Grupi ka shitur më shumë se 200 milion disqe në të gjithë botën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *