• |
ide | kryesore

Pacolli intervistë për mediat serbe: Të gjitha rrugët më kanë çuar në Beograd

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka dhënë një intervtsë për gazetën Telegraf ku ka bërë disa deklarata që mund ti hapin punë në vendin e tij.

Duke folur mbi jetën e tij, ai ka theksuar se “të gjitha rruget e mia të jetës me kanë kaluar nga Beogradi”.

I pyetur lidhur me qëndrimin e tij gjatë luftës së Kosovës, Pacolli ka thënë se nuk ka qenë në Kosovë gjatë luftës dhe nuk e di se çfarë ka ka ndodhur.

Siç dihet tashmë, ai ka tentuar një ndërmjetësim mes poltikës së Kosovës dhe Milosheviçit para bombradimeve, por tentativa është refuzuar nga pala shqiptare.

Duke ju kthyer të shkaurës Jugosllave, ministri Pacolli ka rivlerësuar potlikën e Kardelit.

“Politika e Kardelit nuk ka qenë aq e keqe siç kemi menduar” ka theksuar Pacollii.

Ndërkohë duke folur për bashkjetesën sot me serbët ai ka dhënë si shembull pozitiv faktin që partia e tij ka hequr dorë nga Ministria e Bujqësisë dhe u ja ka lënë për ta menaxhuar serbët.

“Kishim Ministrinë e Bujqësisë të cilën unë persnalisht ja kam dhënë serbeve”.

Ai po ashtu ka dhënë mendimin e tij mbi formimin e ushtrisë së Ksoovës ku ka theksuar se
« të ashtëquajturat forca ushtarake apo ushtri, do të themelohen sipas Kushtetutës»



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *