• |
ide | kryesore

Pas tharjes së palmave në autostradë, Bashkia i zëvendëson me pisha me vlerë 2.5 milion euro

Lajme, Të fundit



Bashkia e Tiranës planifikon që të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Vendimi është bërë i ditur në relacionin për disa ndryshime dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.

Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor”, – thuhet në relacion. Për këtë arsye propozohet që në vend të palmave të mbillen lloje dekorativësh të pishës së butë, që përshtaten me klimën dhe mjedisin.

Kosto e plotë e projektit “Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar” është 333.8 milionë lekë, ose gati 2.5 milionë euro, e shpërndarë në 66.7 milionë lekë në 2017-n, 117 milionë lekë në 2018-n dhe 150 milionë lekë në 2019-n.

Palmat që u thanë në autostradë u mbollën rreth tre vjet më pare ndërsa kostoja e tyre u raportuar në atë kohë më shumë se 600 mijë euro.



4 Comments

  1. Po a keni planifukuar zgjerimin e autostradës me 1 korsi tjetër… si mbillen pemëë të tjera që do priten më vonë. O Veliaj harxhoji ato lek për të varfërit ndërto shtëpi për të pastrehët mos mbill pemë kot. Dhe e fundit kush mban përgjegjësi për tharjen e palmave që kushtuan 600mijë euro? Duhet futur brenda ai që i vuri nëse nuk përshtateshin për klimën ose ai që nuk u kujdes për to nëse donin kukdes të veçantë. O hajdutë me çizme!

  2. Shkerdhejani popullit pa meshire, sidomos atyre qe j’u votuan. Per te tjeret me vjen keq por le te rrine te bejne sehir

  3. Taksat tona shkojne per makiazhin e qeverise dhe bashkise. Kush mban pergjegjesi per palmat e thara. Dako ka nja 1000 ne Durres. Keta duhen terhequr zvarre. Por c’i besh ketij populli qe ben sehir kur i vjedhin voten apo per ca leke e shet voten si pa te keq. Prisni se nuk keni pare gje akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *