• |
ide | kryesore

PD: Check Up-i koncensioni më korruptiv, Vilma Nushi ka marrë 4 milionë euro në dy vite

Lajme, Të fundit



Deputetja e PD-së, njëkohësisht edhe kryetarja e komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi ka reaguar ditën e sotme lidhur me ecurinë e Checkup.

Në një dalje për mediat, Vokshi bën me dije se shifra zyrtare thonë se ky është koncesioni më korruptiv dhe më i dështuar

“Konçesioni i kontrollit shëndetëshor checkup, për të cilin Edi Rama krenohet më shumë, është faktuar me shifra zyrtare si konçesioni më korruptiv dhe më i dështuar ose si prova se çfarë shteti ai po ndërton. Check up është më i dështuari, sepse vetëm 26 përqind e shqiptarëve që e përfitojnë, e kanë kryer këtë shërbim pavarësisht kushtëzimit të ndihmës ekonomike dhe vizitat e të sëmurëve kronikë. Check up është më korruptivi, sepse vetëm për dy vitet e para të konçesionit të check up-it, pa përfshirë 2017-ën, klientja e Edi Ramës, Vilma Nushi, ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 4 milionë euro për rreth 250 mijë analiza të pabëra asnjëherë. 1,7 milionë euro në 2015-ën dhe 2.3 milionë euro në 2016-ën, siç tregohet edhe në tabelën e Fondit të Kujdesit Shëndetësor”, tha Vokshi



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *