• |
ide | kryesore

Presidenti Meta: Jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga BE

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm sot në konferencën e ambasadorëve. Meta tha se me rëndësi ishte liberalizimi i vizave në Kosovë, në mënyrë që vendi të shpëtojë nga izolimi i padrejtë. Meta foli edhe për takimin në Kosovë me homologun Hashim Thaçi, për dhenien e pasaportave të Shqipërisë për shtetasit të Kosovës. Sipas tij, nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.

Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës, por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen” – tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *