• |
ide | kryesore

“Fjalimet e Ramës për diplomaci ekonomike janë humor që qeshin trafikantët”

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se pushteti i Edi Ramës i grabit investimet e huaja me taksa e ryshfete, ndërsa krimi i mbështetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton. Ky reagim i Vasilit vjen pas kërkesës së Ramës ndaj ambasadorëve mëngjesin e sotëm që të promovojnë Shqipërinë jashtë për të sjellë investime të huaja.

Sipas Vasilit, fjalimet e Ramës për diplomaci ekonomike janë humor ku qeshin e gëzojnë trafikantët dhe qajnë e hidhërohen shqiptarët.

Postimi i Vasilit:

Krimi ne krye te qeverise largon dhe përze investimet e huaja.
Qe droga dhe krimi i organizuar jane ulur kembekryq ne Shqiperi e thote BE,SHBA,OSBE dhe gjithe media boterore.
Kur e thote opozita shqiptare sipas kryeministrit dhe ca e ca te tjereve, qe i rrijne nga pas eshte faj,gabim,herezi.
Po po, droga dhe krimi i bere njesh me pushtetin po e shkaterrojne vendin.
Pergjegjesia ka vetem nje emer qe eshte kryetrafikanti, qe urdheroi te pengohej drejtesia per ish ministrin e akuzuar nga Europa.Edhe per kete e gjithe Europa po flet.
Ndaj largohen investimet e huaja,sepse pushteti i grabit me taksa e ryshfete pa fund, ndersa krimi i mbeshtetur nga qeveria i rreh dhe i gjymton. Fjalimet e kryeministrit per diplomaci ekonomike jane humor ku qeshin e gezojne trafikantet dhe qajne e hidherohen shqiptaret.

 

Pak më parë, për kërkesën e Ramës ndaj ambasadorëve reagoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili renditi disa arsye pse thithja e investitorëve të huaj në Shqipëri është bërë e pamundur nga kjo qeveri. (kliko këtu)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *