• |
ide | kryesore

Foto e Tahirit në avion, kthimi nga Gjermania për në Tiranë

Lajme, Të fundit



Kjo foto provon kthimin e Saimir Tahirit nga vizita e shumëpërfolur në Gjermani. Ish ministri i Brendshëm ia la avokatit sqarimin për gazetarët se arsyeja e vizitës ishte tërësisht personale (një ndërhyrje kirurgjikale e të atit). Por Tahiri nuk ka preferuar të bëjë asnjë komunikim me mediat, duke i lënë hapësirë aludimeve dhe hamendësimeve për ikjen e tij. Udhëtimi drejt Gjermanisë duhet të ketë qenë një lajm i papritur për Edi Ramën që ka folur ndërkohë për bllokimin e lëvizjes së Tahirit. Kohët e fundit, Rama e ka bërë të qartë se “mburoja” politike për Saimir Tahirin ka rënë, madje seancën e fundit në parlament, Rama i kërkoi Bashës të mos nxitohej kur fliste për Tahirin sepse koha mund ta nxirrte gënjeshtar kreun e opozitës.© Lapsi.al



2 Comments

  1. Po e vertete genjeshtar doli vellai i Mona Kryevoglit,por dhe ju gazetare dhjaksa te Lapsit me artilillin e djeshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *