• |
ide | kryesore

Kufoma e gjymtuar në Leçe, nuk binden familjarët e avokatit shqiptar

Lajme, Të fundit



Mediat italiane raportuan më herët se kufoma e gjetur brigjeve të Leçes, e gjymtuar, pa kokë dhe e zhveshur, mund t’i përkasë avokatit shqiptar Besnik Muço.

Familjarët e avokatit, të kontaktuar nga ‘Neës24’, u shprehën se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nga autoritetet italiane dhe hedhin poshtë mundësinë që kufoma të jetë familjari i tyre.

Do të jenë analizat e ADN-në që do hedhin dritë mbi ngjarjen.

“Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Leçe, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.

Gruaja e Besnik Muços denoncoi më 2 nentor zhdukjen e bashkëshortit të saj tek karabinierët e Maceratës, të cilët po zhvillojnë hetimet për këtë denoncim, ndërsa ka mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë për të ndjekur nga afër hetimet për gjetjen e bashkëshortit të saj, e femijet i ka lene me gjysherit ne Itali.

 



1 Comment

  1. qfare nuk te bejn shoket e rames,frrokut,shullazit,habilajve ruqit,xhafes e tahirit.edhe koken ta heqin,kufom droge esht kjo.as familjaret nuk e njofin njeri tjetrin me sa emra kan vu keta qelbesira komuniste kokainiste kanabiste. e lere kete pa kok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *