• |
ide | kryesore

Aksident me pasojë vdekjen në Durrës, 53-vjeçarja përplaset fatalisht duke kaluar rrugën

Lajme, Të fundit
aksident-trafiku-n-euml-rrug-euml-n-klin-euml-pej-euml-humb-jet-euml-n-nj-euml-person-hd-780x439.jpg



Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 tek Ura Dajlanit. Viktima është shtetasja T.R 53 vjeç e cila është përplasur teksa ka tentuar të kalojë rrugën.

Më datë 20.11.2017, rreth orës 05:30, në rrugën Ura e Dajlanit –Shkozet mjeti me targa AA 635 AA, me drejtues shtetasin A.D. 49 vjeç, ka aksidentuar shtetasen këmbësore T.R. e cila ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje” – thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *