• |
ide | kryesore

Dosja Habilaj, Rrëfehet i penduari shqiptar “i nivelit të lartë” në Itali

Lajme, Të fundit



Përgjimet e telefonave dhe makinave të trafikantëve të drogës nga shërbimet e huaja e kanë shndërruar gjyqin e Habilajve në Itali, në një ngjarje kyçe, nga e cila varet edhe gjykimi i Tahirit në Shqipëri. Ndërsa kanë mbërritur 1800 faqet e dosjes nga Italia dhe ndërsa priten të tjera arrestime, Exit.al njofton se Antimafia italiane sapo ka siguruar rrëfimin e një të penduari të ri “shqiptar të një niveli të lartë”.
Nuk dihet për kë dhe për çfarë bëhet fjalë, por Exit.al i referohet burimeve konfidenciale pranë Drejtorisë Rajonale Antimafia të Katanias. Mësohet gjithashtu se nga shtatë shqiptarë dhe italianë të arrestuar në muajin tetor, tashmë tre prej tyre kanë pranuar të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Akoma më e rëndësishme, nga tre shqiptarë të arrestuar, dy prej tyre janë penduar dhe po bashkëpunojnë më drejtësinë italiane.
Hetimi në Itali tashmë vazhdon në mënyrë aktive falë një grupi të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh të koordinuar nga Prokurori Bonomo, më ndihmën njësisë GICO të Guardia di Finanza dhe njësisë ROS të karabinerisë italiane. Në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja, ndër të tjera nga zbatimi i kërkesave që prokuroria e Katanias ka dërguar për autoritetet në Shqipëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *