• |
ide | kryesore

Hapet debati për pikturat e Edi Ramës, ia vlerëson piktori Gazmend Leka

Lajme, Të fundit



Shkrimi i Artsy.net për Bienalen e Venecias duhet t’i ketë dhembur në shpirt Edi Ramës. Shigjetat e kritikëve të huaj ishin hedhur pa asnjë mëshirë mbi pikturat kryeministrore, duke mos llogaritur asnjë ndjeshmëri të autorit.
I rëndë ishte krahasimi me skicat e një adoleshenti nën efektin e drogës, por edhe sinqeriteti deri në fund i gazetarëve që shkruanin se “punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë”.
Gjithsesi në Tiranë fryn një erë tjetër. Portaleve pranë qeverisë nuk i kishte shpëtuar një vlerësim i piktorit Gazmend Leka në emisionin Ëake Up me Eno Popin në mëngjes herët. Leka shprehej se Edi Rama “do ishte artist i mirë, nëse do merrej me art”.
Pavarësisht entuziazmit të oborrit kryeministror për ta lartësuar më tej talentin e artistit udhëheqës, duket qartë se Gazmend Leka, që njihet edhe si mik i Edi Ramës, është treguar i kursyer në vlerësimin që ka dhënë.
Komplimenti nga piktori Gazmend Leka me gjasa do të ketë efektin e morfinës mbi plagët që hapën gazetarët e huaj që shkruan për Bienalen e Venecias.
Nuk dihet sa shitet një pikturë e Edi Ramës jashtë vendit, për shkak se çmimi mbahet i fshehtë për mediat mnga organizatorët e ekspozitave. Megjithatë, për çdo vit kryeministri deklaron fitime nga shitja e pikturave.
Çuditërisht, Edi Rama asnjëherë nuk i quajti “kazan”, gazetarët që shkruan për pikturat e tij në bienale. Një shpjegim mund të jetë se ishin ata që ia thanë të parët, duke e lënë kryeministrin pa fjalë.© Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *