• |
ide | kryesore

‘Më ka kap policia’, zbardhet biseda mes biznesmenit Orest Sota dhe të atit të tij

Lajme, Të fundit



Për Orest Sotën e ndaluar më 1 nëntor, është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. Biznesmeni u ndalua pasi iu gjetën plot 863 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij në makinë.

Gjithashtu, paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për biznesmeni, ku u paraqitën prova të tjera për rastin, si dhe biseda të përgjuara.

Mes materialeve të vëna në dispozicion të Gjykatës ditën e sotme, ishte edhe biseda që Orest Sota ka zhvilluar me babain e tij në momentin që është ndaluar nga policia. Në një bisedë të zhvilluar në “Ëhat’s up”, biznesmeni Lefter Sota i kërkon të birit të shkojë tek Metalurgjiku, por vetëm disa minuta më pas ai e njofton se është ndaluar nga policia.

Biseda e 29 tetorit:
Lefter Sota: Ba si je, ku je?

E mërkurë, 1 nëntor
Lefter Sota: Po vjen?
Orest Sota: Po. Ku je ti në zyrë?
Lefter Sota: Po. 069xxxxxxx Jusuf. Shko në Metalurgji
Orest Sota: Ok.
Lefter Sota: Ba …
Orest Sota: Më ka kap policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *