• |
ide | kryesore

‘Patentat i ka harruar shoferi i Tahirit’, zbardhet përgjimi mes Sotës dhe shoferit të tij

Kryesore, Lajme



Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në makinën e biznesmenit Orest Sota në Elbasan janë të ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokuroria shprehet është shprehur për këtë rast se “Kemi dyshime se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit. Dyshohet se lekët janë të Saimir Tahirit të fituara nga aktivitetet kriminale.”

Ndërsa biznesmenit Orest Sota i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Nga ana tjetër, sipas prokurorisë, Sota dhe shoferi i tij, Leonard Almeta janë përgjuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit, ku biznesmeni mësohet se ka pyetur shoferin se “Çfarë duan patentat e Tahirit në makinën time?”.

Ndërsa Almeta është përgjigjur se “I ka harruar Gent Caka” (shoferi i Tahirit). Më pas është përgjuar edhe Caka kur ka folur me Almetën, pasi është lënë i lirë.
Caka mësohet se i thotë Almetës “Nuk ka faj Oresti pasi i kam harrur unë ato aty”. Ndërkohë që avokati mbrotjës i Sotës, Fatmir Braka u shpreh se “Paratë ishin për blerjen e hekurit tek Kurum, kemi edhe prova. Lefter Sota ka folur me telefon me pronarin dhe administratorin e Kurum, do të blihej 10 mijë ton hekur”.

Për këto përgjime avokati i Sotës pretendon se patentat ishin harruar prej muajsh dhe në përgjimet ambjentale vetë Sotaj ishte habitur për patentat.
Avokati thotë se 863 mijë eurot ishin tërhequr prej shumë kohësh nga banka dhe do t’i paguheshin kompanisë Kurum për blerjen e një sasie të madhe hekuri.



5 Comments

  1. Vertet mendoni qe keto pergjiime jane te verteta?? Nuk mednoni qe eshte pjese e strategie per te shperbere bete rast flagrant?? Pse po pergjohej Sota? Si lidhet prokuroria che policia ne kete pergjim? Nese Sota po pergjohej atehere ndalimi i tij nuk ishte rastesi? Nese pergjimi eshte bere pas ndalimit a nuk po ndertonin ata eje alibi???

  2. Tani na tregoni edhe ate perallen me dhelpren dhe Xhaxhi Thomain dhe populli le te flere i qete se ketu cdo gje eshte e paster dhe nuk ka asgje te keqe.
    Po pse ore kaq budallenj ishin keta te flisnin duke ditur qe ishin ne survejim nga policia dhe prokuroria?

  3. 2 gjera, e para si mund te kete dyshime prokuroria qe leket jan te tahirit kur po prokuroria publikon pergjimet qe vertetohet qe sota po shkonte te paguante kurumin per hekur (meqe ra muhabeti kurum duhet te hetohet se eshte ne proces falimentimi dhe merr pagesa cash qe te mos i deklaroje ne bilanc) dhe e dyta do dilni publikisht ju te lapsit ti kerkoni falje tahirit per sa e sa lajme te trilluara keni dhene ne lidhje me tahirin e parate qe iu kapen sotes?! Ne shqiperi shpifet per cdo gje e mbi gjithcka dhe askush smban pergjegjesi ligjore apo te pakten morale te dali e te kerkoje ndjese publike.
    Ju edhe kur prokuroria nxjerr fakte qe e vertetojne qe parate e sotes me tahirin skan lidhje e filloni artikullin me trillimin e rradhes

  4. nena e erionka velis dhe nena e qelbesires rama i kan dhen parat tahirit se nuk i mjaftonin 5 miljon ne muaj e 30 e ca ne gjysem viti.kan dash ta rimartojn tahirin e ti bejn jo dy dasma si erionkes e rames po tri.

  5. Po lexojme me siper,se patentat,dy detare te Saimirit,dhe nje patente e gruas Saimirit,qenkan harruar ne makinen e Sotes,prej MUAJSH me pare!!????Cdo njeri e pastron makinen te pakten nje here ne jave,se grumbulluar mbeturina,ky Sota,nuk e pastroka asnjehere,prej disa muajve,makinen e tij???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *