• |
ide | kryesore

Pink ngryset në performancën e Christina Aguileras, fansat e sulmojnë

Paparazzi, Slider



Kamerat kanë filmuar Pink duke ngrysur fytyrën gjatë tributit të Christina Aguilera për këngëtaren e ndjerë, Whitney Houston, në “American Music Awards”.Këngëtarja 38-vjeçare ka përdorur rrjetin social “Twitter” për t’u përballur me disa komentues të cilët kanë parë reagimin e saj përbuzës ndaj ish-armikes së saj në industrinë e muzikës.Aguilera ka interpretuar “I Will Always Love You” të Whitney Houston për të festuar 25 vjetorin e “The Bodyguard”.Pas komenteve të shumta të marra nga përdoruesit në rrjetet sociale, Pink ka reaguar menjëherë në “Twitter”, duke shkruar: “Po. Christina shkëlqeu sonte për një nga këngëtaret tona më preferuara të të gjitha kohërave. Kjo ka të bëjë me Whitney dhe unë jam koshiente për talentin e Christina. Shfaqni klipin ku unë jam duke qarë, ju komentues negative”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *