• |
ide | kryesore

Presidenti Ilir Meta vizitë në Maqedoni, takim me Ivanov, Zaev e Xhaferin

Lajme, Të fundit
ilir-meta.jpeg



Presidenti i Republikës, Ilir Meta nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë. Gjatë kësaj vizite, Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev  edhe me liderët e partive parlamentare maqedonase.

Në takimet me zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, Meta do të flasë për bashkëpunimin dypalësh dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve. Gjithashtu, Presidenti i Republikës do të vizitojë edhe Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *