• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda e trafikut ndërkombëtar të drogës në Francë, mes të arrestuarve 3 shqiptarë

Lajme, Të fundit



1.3 ton kokainë sekuestruan këtë fundjavë në Bordo ngan autoritetet franceze, ndërsa 23 persona u vendosën në pranga.

Mes të arrestuarve janë 3 shqiptarë, 11 kolumbianë, 3 francezë, 5 italianë dhe një turk, identitetet e të cilëve nuk janë bërë me dije. Disa prej tyre, para arrestimit u takuan në një vilë pranë Bordosë për të marrë ngarkesën e drogës.

Sipas hetimeve, grupe të ndryshme kriminale siguronin nga Franca sasi të mëdha droge, që sillej aty tra trafikantët amerikano-latinë.

Sekuestrimi i automjeteve dhe qindra-mijëra Euro

1.3 ton kokainë ishin fshehur në valixhe dhe çanta sportive. Në treg, e shitur me pakicë, droga do të gjeneronte plot 39 milionë Euro për trafikantët.

Televizioni francez “BFM TV” raportoi se janë sekuestruar gjithashtu edhe 7 makina dhe qindra-mijëra euro (KESH).

Sipas hetimeve, dyshohet se ata ishin në gjendje të siguronin qindra kilogramë kokainë për të furnizuar tregjet franceze, italiane, spanjolle, angleze e shteteve të tjera të Europës Perëndimore.

Për të kryer këtë operacion, autoritetet franceze kanë bashkëpunuar me ato spanjolle, kolumbiane, si dhe DEA-n amerikane.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *