• |
ide | kryesore

Skema e re/ Të përjashtruarit nga lista “Basha”: Si duhet të funksionojë PD

Lajme, Të fundit

Zyrtarizohen propozimet e grupit të të përjashtuarve nga Basha në listat e kandidatëve për deputetë për një mënyrë të re funksionimit të PD-së. Sipas një lajmi që publikon TCH, struktura e re ka mjaft ndryshime.
Projekt-statuti e ndan partinë sipas parimit të kontrollit dhe balancës së pushtetit, me pushtetin legjislativ (Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar), ekzekutivin e partisë (kryesinë) dhe me organet e pavarura: Gjykatën, Komisionin e anëtarësisë dhe zgjedhjeve, si dhe Bordin financiar.
Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120. Kurse Kryesia, nga 40 propozohet të bëhet me 25 anëtarë.
Një procedurë e posaçme mendohet të ndiqet për kandidaturat për deputetë. Projekt-statuti i ri do t’i dorëzohet kryetarit Basha dhe Këshillit Kombëtar këtë javë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu