• |
ide | kryesore

Zbulohen dy emrat e propozuar nga Bushati për ambasadorë në OSBE dhe Këshillin Europian

Lajme, Të fundit
Ditmir-Bushati-1.jpg



Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dërguar në Parlament emrat e dy kandidatëve për ambasadorë për postet e rëndësishme në OSBE dhe në Këshillin e Europës. Bushati ka propozuar Igli Hasanin si kandidat për ambasador në misionin e përhershëm pranë Organizatës për Siguri, Bashkëpunim në Europë, OSBE dhe organizatat e tjera ndërkombëtare në Vjenë. Hasani do të zëvendësojë në këtë detyrë të ngarkuarën me punë, Ravesa Lleshi.

Ndërkohë që kandidatura tjetër është Albana Dautllari, e propozuar si ambasadore në krye të misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, në Strasburg. Dautllari do të zëvendësojë në këtë detyrë Adriana Hobdarin, e cila është emëruar si ambasadore në Greqi.

Të dy kandidatët do t’i nënshtrohen sipas ligjit seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme. Por Këshilli i Ministrave nuk ka respektuar detyrimin ligjor të seancës dëgjimore për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, të cilin ka vendosur ta dërgojë si propozim direkt në Presidencë, duke anashkaluar Komisionin e Jashtëm.

 



2 Comments

  1. nje dicka habitem ne lillje me zbulimet se kush caktohet ambasador kryeminister minister apo cdo pos dhe detyre , kjo ska rendesi te shqetesohemi ,me shum duhet te shqetesoheni ne njohurit e tije ,qe a eshte personi duhur ,me bagazhin e vlerave dituris dhe urtesise ,per te justifikuar postin qe nga ai post shoqeria shqiptare ka dobi kjo eshte esenca

  2. qortim gabimi ne komentini univerasalitet duhet universalitet, dhe fjala pos duhet post keshtu ploteson kuptimin e pergjilleshem te ati komenti me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *