• |
ide | kryesore

Zbulohen përgjimet e Orest Sotës në qeli me shoferin e Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg Orest Sotën, biznesmenin që u gjet me 863 mijë euro dhe dy patentat e Saimir Tahirit. Prokurorët pretendojnë se paratë ishin të Saimir Tahirit dhe janë produkt i veprës kriminale për të cilin akuzohet Tahiri.
Por në kundërshtim me prokurorët, avokati i Orest Sotës paraqiti në seancë përgjimet ambjentale mes Sotës dhe shoferit të tij dhe më pas përgjimet mes shoferit të Orest Sotës dhe shoferit të Saimir Tahirit.
Në këto përgjime Gentian Caka, shoferi i Saimir Tahirit është përgjuar duke i kërkuar falje Leonard Almetës, shoferit të Sotës sepse kishte harruar dy patentat në makinën e tij. Gentian Çaka mësohet se i ka thënë Leonard Almetajt se “nuk ka faj Oresti ato i kam harruar unë në kroskot”
Sipas pretendimit të avokatit patentat ishin harruar prej muajsh dhe në përgjimet ambjentale vetë Sotaj ishte habitur për patentat.
Avokati thotë se 863 mijë eurot ishin tërhequr prej shumë kohësh nga banka dhe do t’i paguheshin kompanisë Kurum për blerjen e një sasie të madhe hekuri.



8 Comments

  1. Si eshte e mundur qe babaj sakrifikon femijen 25 vjecar ? Cfare prindi eshte ky, qe le te kalbet ne burg djalin, per parat e pista te te tjereve ?? Oresti eshte nje djal flori, pa asnje njoll apo pisllek, i jati po e sakrifikon…. c,prind kriminel, po nena e Sotes si lejon nje sakrific te till ? Bab e nen per ti varur ne litar.

    1. Kush eshte prind qe sakrifikon femijen. Eshte bere politike! Dhe duan ta bejne kok turku te politikes jo e ema me te atin! Ca je ti qe komenton keshu!?! Ca te bejne prinderit vecse te tregojne provat!
      Po jetojme ne nje vend te shemtuar me njerez qe besojne cdo helm qe del ne lajme dhe kur hidhen posht helmet nga provat.. prap gjejn nje helm tjeter si ky qe thua ti.
      Jemi te varfer ne shpirt

  2. Kush eshte prind qe sakrifikon femijen. Eshte bere politike! Dhe duan ta bejne kok turku te politikes jo e ema me te atin! Ca je ti qe komenton keshu!?! Ca te bejne prinderit vecse te tregojne provat!
    Po jetojme ne nje vend te shemtuar me njerez qe besojne cdo helm qe del ne lajme dhe kur hidhen posht helmet nga provat.. prap gjejn nje helm tjeter si ky qe thua ti.
    Jemi te varfer ne shpirt

  3. Hahaha….domethënë i kanë rregulluar punët prokuroria e paskan marrë kafen. Ne do ju përgjojmë tel dhe ju do flisni që patentat i ka harruar shoferi. Po ky që në fillim tha që i ka harruar shoferi i Tahirit…pse duhet të pyste shoferin më vonë dhe ai ti thoshte që i ka harruar Genci. Ky Sota nuk e pyet as kush është ai se e njeh shoferin. Në Shqipëri më të njohur janë shoferët e ministrave e deputetëve se ata vetë …se ata i bëjnë tërë punët e pista nën hijen e shefit.
    Pastaj del whatsappi me të atin …kur ka kaluar postobllokun e policisë e pyet të arin a njeh njeri te Metalurgjiku dhe ky i nis numrin. Pse duhet ti nisë numrin e personit që do takonte në fund sikur po kërkon ndonjë mekanik se i është prishur makina rrugës.

  4. Populli thote: Ja ku eshte Ujku, keta vazhdojne “te lene gjurme pas pilafit” duke fabrikuar prova te rreme me ane te nderhyrjeve kundrejt pagesave te majme ne sistemet informatike te kompanive celulare. Pse nuk merren me ata qe ishin ne makine dhe iken me disa milione euro te tjera? 863 mije euro ishin vetem ato qe mbeten te sedilja e pasme ne rremuje e siper. Si dilka avokati keshtu lirshem te Opinioni dhe i krijojne hapesire pa kufi qe te mashtroje publikisht ne TV? Dhe askush nuk i ben asnje pyetje te thjeshte logjike: Pse paska qene i pergjuar ky tipidmth eshte trafikant? Pse bredh naten me milona euro, kohe kur nuk ka zyra hapur dhe nuk behen pagesa te pastra… E futen edhe Kurumin ne siklet duke i zhytur ndonje milion euro ne fyt qe te mos flasin… Sajesa te kota. Po paguhet ne te gjitha anet per te mbyllur zullumet e Sajme Qorrit.

    1. Po pse nuk u shpik kjo si ngjarje ne fillim?!
      Po ska gje me mire ta han ata qe kan lek meqense ti ske buke te hash. E po te jetw keshu.. kurre mos pac

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu