• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, përplaset për vdekje 23-vjeçarja

Lajme



Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Nga të dhënat e para bëhet e ditur, se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:06 në aksin rrugor  Lezhë-Tiranë,  në afërsi të një  karburanti  ka ndodhur një aksident.

Automjeti me targa 01-959KF  me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D., 23 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *