• |
ide | kryesore

“Bill Clinton po shantazhohet nga 4 gra që ka përdhunuar”

Planet



Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton po përballet me të tjera akuza për përdhunim, kësaj radhe nga katër ish-punonjëse. Kështu është shprehur ish-kryeredaktori i prestigjozes “New York Times”, Edward Klein, i cili ka shkruar disa libra mbi familjen Klinton.

Sipas Klein, këto katër gra po i kërkojnë ish-presidentit pagesa të konsiderueshme parash në këmbim të heshtjes.

Këto incidente dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2001, pasi Klinton u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ishte koha kur ai punonte për miliarderin Ron Burkle. Klinton paguhej të ndihmonte miliarderin të përhapte biznesin e tij. Raportohet se ai ka udhëtuar në shumë vende me një grup femrash me avionin privat të Ron Burkle.

Sipas Edward Klein, këto detaje janë bërë të ditura nga burime të larta brenda Partisë Demokratike.

“Nëse negociatat ligjore dështojnë, atëherë viktimat do të publikojnë akuzat ndaj Bill Clinton”, shprehet ai.

Një anëtar i ekipit ligjor të familjes Clinton tha për “Daily Mail” se i njihte këto akuza ndaj ish-presidentit amerikan. Sipas një zyrtari të lartë të Partisë Demokratike, Bill Klinton është realisht i shqetësuar nëse katër gratë flasin publikisht për këto ngjarje.

Muajin e fundit ka nisur një furtunë akuzash ndaj personave publikë nëpër botë, nga aktorët e këngëtarët, deri tek politikanët. Gjithçka nisi me akuzat e dhjetëra aktoreve ndaj Harvey Weinstein, producentit të njohur hollivudian, tashmë i shkarkuar nga kompania që zotëronte dhe po përballet me shumë akuza ligjore. Nuk kanë munguar akuza për ngacmime seksuale e përdhunime edhe ndaj aktorëve të tjerë, si Kevin Spacey i House of Cards, Ed Westwick i serialit Gossip Girl dhe jo vetëm. Parlamenti Europian është prekur nga këto akuza, ku punonjëset aty kanë ngritur një fushatë sensibilizuese “Me too”, për cilëndo që është prekur nga ngacmimet seksuale. Një tjetër rast i tillë ndodhi në Britaninë e Madhe, ku një ish-ministër laburist i akuzuar për ngacmime seksuale u gjet i vdekur në shtëpinë e tij tre ditë pasi plasi skandali.

©LAPSI.AL 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *