• |
ide | kryesore

Cilët janë 3 shqiptarët e kapur me 1.3 ton kokainë në Francë

Lajme, Të fundit



“Është sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në Francë”. Kështu hapen titujt e medieve franceze për një sasi rekord droge, prej 1.3 ton kokainë të jetë kapur nga policia franceze ku janë të përfshirë edhe shqiptarë. Droga u gjet në një ndërtesë në Bordo.

Në pranga u vunë 23 persona të cilët janë 11 kolumbianë, 3 francezë, 3 shqiptarë, italianë dhe një turk. Identitetet janë ende sekret për shkak se hetimet vazhdojnë. Për këtë çështje të bujshme nuk ende asnjë reagim nga policia shqiptare. Kokaina ishte fshehur në valixhe dhe çanta sportive dhe vlera e saj në treg do të sillte 39 milion euro përfitime. Droga e trafikuar nga Kolumbia ishte e destinuar për tregun europian. Operacioni u finalizua të dielën, por detaje dolën vetëm një ditë më pas nga Zyra Qendrore për Ndalimin e Trafikut të Paligjshëm në Narkotikë (Ocrtis).

Arrestimet u bënë në afërsi të vilës ku ishte fshehur droga. Mediat franceze shkruajnë se u sekuestruan 7 automjete dhe qindra mijëra euro. Të arrestuarit dyshohen se janë punojnë për shpërndarësit më të mëdhenj të kokainës në Evropë. Ky sekuestrim është rezultat i një hetimi disamujor. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *