• |
ide | kryesore

Durrës/ Degjeneron në përdorimin e armëve të zjarrit konflikti mes të rinjve, arrestohet autori

Lajme, Të fundit



Dy të rinj janë konfliktuar në Durrës dhe njëri prej tyre, kërcënoi tjetrin duke qëlluar në ajër me armë zjarri. Policia njofton se nga të shtënat nuk është dëmtuar njeri.

Sipas njoftimit të shpërndarë, ngjarja ndodhi në ora 19:20 në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar, kur 27-vjeçari Roland Peroj, për motive të dobëta, kërcënoi 22-vjeçarin R.B. me armë zjarri duke qëlluar me armë.

27-vjeçari u arrestua. Roland Peroj banon në Durrës. Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzhoja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *