• |
ide | kryesore

Ish-kongresmeni amerikan: Më 11 shtator shqiptarët qanin, kurse grekët dhe serbët gëzoheshin

Lajme, Të fundit



Ish-kongresmeni amerikan dhe themeluesi i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xhozef DioGuardi, i vetmi grupim lobues për shqiptarët në Uashington, deklaroi se shqiptarët janë më pro amerikanët, më pro demokratikët dhe më tolerantët në aspektin fetar. Sipas Xhozef DioGuardit, më 11 shtator 2001 kur terroristët rrëzuan kullat binjake në Nju Jork, shqiptarët qanin ndërsa serbët, grekët, malazezët dhe maqedonasit kërcenin nga gëzimi.

Ish-kongresmeni e bëri këtë deklaratë gjatë një séance dëgjimore në nënkomisionin e punëve të jashtme të Kongresit, për Europën dhe Eurazinë, kundër lobuesit serb, Ivan Vejvoda, ish- këshilltarit për politikë të jashtme në qeverinë serbe të Zoran Xhinxhiç dhe Zoran Zivkoviç.

Ndërsa lobuesi serb, Vejvoda, u përpoq të tregonte se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte në rrugën e duhur, DioGuardi ndërhyri për të hedhur poshtë këtë pretendim.

“Si mund të ketë normalizim të marrëdhënieve kur në të gjitha rastet që i ofrohen Serbisë, ajo thotë se ne asnjëherë nuk do ta njohim shtetin e Kosovës. Si mund të keni integrim evropian kur 5 vende nga 28 vende të Bashkimit Evropian nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Dhe mos harroni se kush janë shqiptarët. Ata janë më pro amerikanët, më pro demokratikët, dhe më tolerantët në aspektin fetar. Janë ata që në shtator 2001 ecnin duke qarë nëpër rrugë me qirinj në duar, ndërsa serbët, grekët, malazezët dhe maqedonasit kërcenin nga gëzimi.

Ata nuk janë sllavë. Nuk duhet të ishin futur kurrë në një shtet të quajtur Jugosllavi. Ky ishte gabimi më i madh pas Luftës i Botërore”, tha ai, përcjell OraNews. DioGuardi gjithashtu kritikoi Bashkimin Europian se duke i mbyllur dyert të rinjve të Kosovës, po i detyron të drejtohen nga Turqia, ndërsa Departamentin Amerikan të Shtetit për lobimin e pakët në BE për çështjen shqiptare.



3 Comments

  1. mqs jemi pro ameri-qenëve prandaj jemi katandisur si kocka prej gome qe luajne kur nuk kane per te ngrene. a e ka pare ky pensionisti thirjet kundra kishave nga talebanet e shqiperise dhe kosoves, apo ha ne te njejtin tepsi me ta?!?!?!?

  2. po..po.. teoria e perhereshme alla turka shqiptare”shqiptaret jane te mire, ndersa malazezet, serbet e greket, te keqinj”! çudi qe Greqia eshte ne comunitetin evropian nga mbi 30 vjet, Serbia e Mali i Zi kane mare daten e futjes, ndersa Shqiperia numeron sa parcela hashashi kisha vjet e sa kam sivjet

  3. Josef dio guardi nje bire Shqiptari me orgjine Arbreshe,sterghyshirit te ikur nga ottomanet ne kalabria itali,dhe gjeneratat e fundit emigruar ne Amerik.
    Josefi boshti prancipal i internvenimit te usa dhe nato ne kosovë,dhe motorri turbo boing i pavarsis se kosoves.
    ne nje debat brutal me nje amerikan pro serbe ne tv per kodoven,gati eskaloj situata ne grushta,ku jodefi i nakautoj politikish,pro kosoves.
    Jete te gjate e gezime per josefin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *