• |
ide | kryesore

Kriza katalanase dhe paralelizmat në Ballkan

1, Blog



Rënia e Jugosllavisë 25 vite më parë, e bërë më pas sinonim i “ballkanizimit” dhe i konflikteve nacionaliste, është prej kohësh një burim frymëzimi për indipendentistët katalanas. Kurse në Ballkan kriza katalanase ngjall interpretime kundërshtuese dhe rindez orekset e nacionalistëve të pakënaqur me rregullim territorial pasjugosllav. Qysh në vitin 1991 Jordi Pujol, President i qeverisë katalanase nga 1980 në 2003, kishte parë tek rënia e Jugosllavisë dhe e Bashkimit Sovjetik fillimin e një epoke të re të kombeve. Nëse Kroacia, me 4 milion e gjysmë banorët e saj, dhe Estonia me 1 milion e gjysmë banorët e saj mund të bëheshin të pavarura, atëhere pse nuk mund ta bënte një gjë të tillë Katalonja, e cila kishte 7 milion banorë? Pujol, që fliste për “vetëvendosje” dhe jo për shkëputje të Katalonjës, është dashur ta braktisë skenën politike për evasion fiskal. Por tezat e tij janë huazuar nga Presidenti aktual Carles Puigdemont.

Në verën e 1991 Puigdemont shkoi në Slloveni për të ndjekur ngjarjet: zhvillimet e referendumit të dhjetorit 1990 dhe të shpalljes së pavarësisë në qershorin e 1991, reagimi i ushtrisë jugosllave dhe së fundi, në fillim të korrikut, ndërmjetësimi europian që parashikonte një moratorium 3 mujor mbi pavarësinë e Sllovenisë e të Kroacisë. Me 8 tetor Sllovenia riafirmoi dhe vuri në zbatim pavarësinë e saj. Ja cili ka qenë modeli i indipendentistëve katalanas. Mund të shtohet se republikat e pasura të veriut qenë gjithnjë e më ngurrues etë kontribuonin në bilancin e Jugosllavisë, i plaçkitur nga Presidenti Slobodan Millosheviç.

Ashtu si në Katalonjë, një revoltë fiskale mund të marrë tone indipendentiste. Ashtu si në Katalonjë, elitat e reja donin t’i shoqëronin binomit sovranitet – identitet një rishpërndarje radikale të pushtetit politik dhe ekonomik. Referimi Sllovenisë mundëson që të nënvizohen diferencat thelbësore midis Spanjës së sotme dhe Jugosllavisë së atëhershme. Sllovenia është larg nga Beogradi dhe nuk kishte ndonjë pakicë serbe. Kurse është ndryshe rasti i Kroacisë dhe Bosnjes, apo edhe i Kosovës, ju shpallja e pavarësisë u pasua nga një shkëputje e komuniteteve serbe dhe nga një dekadë luftërash.

Ekziston një paralet mbi të cilin do të ishte e dobishme të përqëndrohej: në vitin 1989 heqja e autonomisë së Kosovës dhe vendosja e kontrollit të drejtpërdrejtë nga ana e Beogradit i bindën liderët sllovenë dhe kroatë se kishte ardhur momenti që të dilej nga Jugosllavia. Në Konferencën e Rambujesë, në vitin 1999, serbët e refuzuan propozimin e një “autonomie substanciale” të Kosovës në brendësi të Serbisë. Qe preludi i dhunës dhe i radikalizimit të rivendikimeve shkëputëse kosovare, që më pas çuan drejtpërsëdrejti tek pavarësia. Rasti jugosllav në mason se heqja e autonomisë nënkupton t’i bësh një favor të madh kauzës indipendentiste.

Atëhere cilat janë diferencat midis Spanjës së sotme dhe Jugosllavisë së djeshme? Në tranzicionin drejt demokracisë të një shteti multietnik është thelbësore që zgjedhjet e para të zhvillohen në të gjithë vendin: kështu demokracia e rithemeluar mund të legjitimojë kuadrin territorial në të cilin ndodhet. Për pasojë, pas rënies së diktaturës frankiste ishte e domosdoshme që zgjedhjet e para të mbaheshin në kuadrin e shtetit spanjoll, që në një etapë të dytë, me kushtetutën e vitit 1978 e të amendamenteve pasuese, i ka garantuar një autonomi të konsiderueshme rajoneve si Katalonja dhe Vendet Baske. Në Jugosllavi Millosheviçi, lideri i fundit i Partisë Komuniste Serbe, ju kundërvu këtij parimi. Zgjedhjet e para të lira u zhvilluan në nivelin e republikave të veçanta.

Një diferencë tjetër substanciale është se në Spanjë pushteti u është dhënë rajoneve, ndërsa Jugosllavia ishte një federatë republikash të pajisura me të “drejtën e vetëvendosjes, përfshi atë të shkëputjes”. Pas vitit 1989 ky federalizëm u konsiderua një trashëgimi e komunizmit dhe u rivu në diskutim. Një zgjidhje kompromisi do të kishte mundur të ishte transformimi i federatës komuniste në një konfederatë demokratike, por kundërshtimi i Serbisë së Millosheviçit favorizoi indipendentizmin në Slloveni e në Kroaci. Asgjë e ngjashme nuk ekziston në asetin demokratik të Spanjës, që mund t’i gjejë një zgjidhje kërkesës katalanase për sovraniteti duke negociuar një evolucion drejt ndonjë forme federalizmi. Por në Katalonjë, ashtu sin ë Ballkan, instrumentalizohen edhe trashëgimi historike më komplekse. Millosheviçi theksonte se po luftonte kundër fashistëve ustashë në Kroaci, një vend në të cilin Presidenti i tij ishte një ish gjeneral i ushtrisë së Titos. Sot e djathta nacionaliste katalanase kërkon që të kapet pas antifrankizmit të majtë, për të cilën “Homazh Katalonjës” i George Orwell mbetet teksti referues. Pavarësisht tentativave të indipendentistëve katalanas për ta lidhur kauzën e tyre me atë të Katalonjës në vitin 1937, gjatë 40 viteve të fundit rajoni ka prosperuar në brendësi të një Spanje demokratike e të decentralizuar. Rajoy nuk është as Franko, as Millosheviçi.

Kriza spanjolle ka pasur reperkursione në Ballkan. Gjatë këtë lojë pasqyrash Sllovenia dhe Kroacia, dy vende që janë pjesë e Bashkimit Europian dhe kanë nënshkruar apele për dialog në Bruksel, hezitojnë midis simpatisë dhe maturisë, duke marrë pozicione në një farë kuptimi të kundërta me vetë historitë e tyre. Siç vëren filozofi slloven Slavoj Žižek, “E majta e vjetër, që ishte në fakt ngurruese përballë pavarësisë së Sllovenisë, nënshkruan peticione për Katalonjën, ndërsa e djathta nacionaliste, që ka luftuar për pavarësinë, sot është në favor të unitetit”.

Shpallja e pavarësisë së Katalonjës ka shkaktuar reagime konfliktuale në copërat e ndryshme e mozaikut pasjguosllav. Serbia është përfshirë në shumë fronte. Në rajonin autonom të Vojvodinës janë parë flamuj katalanas dhe shkrime “Vojvodina = Katalonjë”. Milorad Dodik, lideri i Serbëve të Bosnjes, ka deklaruar se ka ardhur momenti të flitet për një “ndarje paqësore të Bosnjes”. Edhe ai do një referendum që të shërbejë si prelude për një aneksim të anës serbe nga Serbia, por që qeveria e Beogradit nuk bën asgjë për ta inkurajuar. Mbështetësit e aneksimoit nga Kroacia e rajonit të Mostarit në Bosnje ka marshuar me flamurin e rebuplikës jetëshkurtër kroate të Bosnjes (1991 – 1994) përkrah me ato të Katalonjës, duke thirrur “Të radhës do të jemi ne!”. Por sidomos Beogradi ka ringritur çështjen e Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç nuk e përjashton idenë e një shkëputjeje të veriut të Kosovës, ku edhe jeton një pjesë e madhe e pakicës serbe, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç denoncon hipokrizinë e Bashkimit Europian, që ka njohur Kosovën, por mbron integritetin e Spanjës. Paraleli nuk është shumë i bazuar: njohja e Kosovës erdhi pas një dekade aparteidi dhe një ripërkufizimi total të Jugosllavisë. Por kriza katalanase nuk do t’i bindë sigurisht vendet armiqësore ndaj njohjes së Kosovës (midis të cilave Spanjën) të ndryshojnë ide.

Spanja e sotme demokratike nuk është Jugosllavi, por duhet konstatuar se zgjimi i nacionalizmave dhe vullnetet shkëputëse forcojnë njëri tjetrin dhe janë një fenomen transeuropian. Václav Havel, President i Republikës Çeke nga viti 1993 në 2003, fliste për “enë komunikuese” dhe mendonte se integrimi europian do të ishte ilaçi për to. Në të kudërt, Katalonja, Flandra dhe Skocia demonstrojnë se në brendësi të Europës demokratike e të pasur sot lulëzon një nacionalizëm gjuhësor dhe indipendentist që përkufizohet europeist. Bashkimi Europian nuk është vetëm zgjidhje, por edhe pjesë e problemit.

Përtej analogjive me Ballkanin, ka një gjë që kush e ka vëzhguar nga afër shpërthimin e Jugosllavisë e ka mësuar dhe mbi të cilën do të bënin mirë të reflektonin protagonistët e krizës katalanase: në momentin e referendumit për pavarësinë askush nuk mendonte se pak më vonë do të shpërthente një luftë dhe se euforia e një kombi të sapohyrë në histori do të transformohej në një zbritje në Ferr. /Përgatiti: ARMIN TIRANA/ Bota.al

*Jacques Rupnik është një politolog francez. Ka qenë e Komisionit Ndërkombëtar të Pavarur për Kosovën

 



3 Comments

  1. Rajoy seshte Franko normal, por dhe Franko nuk ka jetuar disa shekuj me pare, po flasim per disa dekada prapa. Katalonasit akoma vuajne pasojat e politikes nacjonaliste te Frankos. Megjithate duhet lene menjane cili regjim ka bere zullum me shume nacjonaliteteve te ndryshme e cili me pak. Pyetja eshte thelbesore, o jemi pro pavarsise dhe vetevendosjes se popujve autoktone o jo. Por nuk mund te jemi pro pavarsise per disa dhe kunder disave te tjereve sepse interesi politik e kerkon ashtu. Po te qe keshtu atehere kjo vetem se konfirmon dyshimin qe ka qene gjithnje prezent qe evropa ka standarte te dyfishta dhe eshte ne pozite amorale.

  2. Sic thoshte NAPOLEONI, kur e pyeten se pse po kerkonte te zgjeronte kufinjte e Perandorise franceze pertej Evropes, “Evropa s’eshte veçse nje strofke urithesh…!”

  3. NESE NE TOKE RESPEKTOHET E VERTETA ,DREJTESIA HAKU ,DHE ULLHEQESEIT KTHEHEN NE MENAXHUES RREGULLI LIGJI JO INTERESI ,NUK DO KISHTE ASPAK LUFRA AS PERPLASJE DHE PADREJTESIT DO KUFIZOHESHIN NE MAKSIMUM ZHVILLIM DO MERRNIN DREJTESIA VLERATJETA DO MERRTE KUPTIMIN E VERTETE ,KURSE KESHTU ME KETE FORME KUR I FORTI BEN LIGJIN DHE LIGJI SIPAS INTERRESIT ,BOTEN E FUTE NE CDO TE KEQE DHE PASIGURI,PADREJTESIA NE GJERESIN E CILESIVE DHE ME ZHVILLIMIN E VET MBARTE CDO TE KEQE QE EKZISTON FILLIM DHE MBARIM KURSE FUTJA E ELEMENTIT E VERTETE DREJTESI HAK NDOLLE E KUNDERTA E PADREJTESISE CDO E MIRE QE IMAGJINOHET,TASHME SEJCILIN PREJ NESH E PRET AJO CFAR MENDON FLET DHE VEPRON ,NESE I KA TE MIRA E MIRA I PRET NESE JO E KUNDERTA SAJE ,ESHTE NJE FJALE E URTE CFAR TE MBJELLESH KORRE DHE CFAR TE KERKOSH GJENE ,POR PER TE DYTEN NUK GJEN DESHIREN QE KERKON NE PADREJTESI POR CMIMIN E PADREJTESISE ATE CFAR AJO TERHEQ PAS,PSE NDOLL KESHTU ,KY ESHTE PARACAKTIM QE NGA KRIJIMI KU PADREJTESISE ZOTI BOTNAVE I CAKTOJ NDESHKIM DHE DREJTESIS SHPERBLIM ,PER TA NDRYSHUAR KETO LIGJE NUK KA FUQI KUSH SEKSE NUK KA FUQI TE KRIJOJE DHE NDRYSHOJNE KRIJIM ASKUSH ,NGA NJERZIT SE KEMI KET CILESI ,E MIRA DREJTESIA ESHTE NE GENIN E GJALLESAVE ,NUK TJETERSOHET E NDIEJN DUAN DHE PERKRAHIN TE GJITHA PO ASHTU DHE TE KEQEN PADREJTESIN E NDIEN XHDO GJALLESE DREJTESIN E DUAN TE GJITH DHE PADREJTESIN NUK E DESHIRON ASKUSH TI BEHET PADREJTESI ,EDHE PSE TJEREVE U BEJNE ,PADREJTESIA NDALET ME LIGJE BINDJE MIRKUPTIM MARRVESHJE ,DUKE FILLUAR CDO PRETENDUES I PARI SI SHEMBULL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *