• |
ide | kryesore

Mediat italiane, komente pikante për Hysajn në fitoren e Napolit

F1, Sport



Napoli arriti një fitore të madhe kundër Shakhtar Donjeck. Rezultati 3-0 i jep shpresë për të vijuar më tej. Për 90 minuta qëndroi në fushë edhe mbrojtësi i djathtë i kombëtares sonë Elseid Hysaj të cilin trajneri e kishte vendosur në krahun e majtë. Kjo për shkak të mungesave në mbrojtje pasi ky nuk është një rol i zakonshëm për Hysajn. Megjithatë paraqitja e shqiptarit ishte mjaft pozitive. Lapsi.al sjell më poshtë disa nga komentet e mediave italiane për shkodranin.

Calciomercato.com i jep notën 6.5 duke shkruar: “I hedhur në të majtë nuk arriti që të bënte shumë në fazën sulmuese nga ajo që u pa te Mario Rui kundër Milanit. Megjithatë ai u rrit me kalimin e minutave me kalime në sulm dhe pasimet”. 

Tuttonapoli.net e vlerëson gjithashtu me 6.5. “I vendosur në të majtë, Hysaj u përgjigj me forcën e zakonshme të rregullsisë dhe kualitetit. Shkëputet më shpesh se zakonisht, duke dalë në anën tjetër të fushës me një stil të madh dhe me mbajtje të mirë të topit”. 

Napolisport.net jep vlerësime të mira për shqiptarin. “Prezantim me shenjë pozitive për shqiptarin që këtë mbrëmje mbuloi krahun e majtë. Karakteristikat e tij nuk e bëjnë që të jetë shumë propozues në fazën sulmuese, por në mbrojtje është prezent dhe është vështirë të kalohet nga kundërshtarët”. 

“Stadio news” shkruan: “Hysaj, nota 6. Shpirt i sakrificës dhe eksperiencë në shërbim të Napolit. I hedhur në të majtë ku nuk ka shumë përvojë arrin që përmbushë detyrën duke ndalur sulmuesit e shpejtë të Shakhtar”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *