• |
ide | kryesore

OPDAT/ Kush i vuri në lëvizje ekspertët e huaj për largimin e Llallës?

Lajme, Të fundit



OPDAT dhe EURALIUS janë të mendimit se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon në datën 3 dhjetor. Në një dokument të publikuar sot në media, ekspertët ndërkombëtarë japin argumentet e tyre lidhur me mandatin e kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Por opinioni i ekspertëve ndërkombëtarë është i ngjashëm me “ofertën e pakërkuar”, pasi nuk dihet se kujt i drejtohet.
Sipas procedurës parlamentare, zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohet paraprakisht nga Komisioni i Ligjeve. Në praktikën e këtij Komisioni, janë shënuar shpesh raste kur për çështje të ndryshme, kërkon mendimin e ekspertëve, përfshirë edhe atyre ndërkombëtarë.
Në rastin konkret, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ende nuk ka hapur procedurë për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Rrjedhimisht, nuk ka hyrë në procedurë diskutimi mbi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Në këto kushte, opinioni OPDAT dhe EURALIUS, i shpërndarë në media të ndryshme, rezulton se nuk i është drejtuar asnjë strukture zyrtare shqiptare. Për më tepër, edhe dokumenti i publikuar nuk ka asnjë referencë se kujt i drejtohet dhe për kohën kur është hartuar.



4 Comments

  1. opdat esht kokaina e ruqit,rames dhe xhafes,,kanabis i tahirit,habilajve,lu e vllahutin.ky esht otpad qe ne ship i bie berllog nga gjuha e vuqiq.

  2. ne foto kater kriminelet me te mdhenj shqiptar edver kristaq spiro kolek rama,sajmir bashkim habil shullaz tahiri,mao LU ce DUN ,kos dhall pershesh munfojn ne dot jovanka broz shkin vllahutin,gramoz stalin ruqi,spartak drakulla braho,fatmut hrushqov xhafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *