• |
ide | kryesore

Prokuroria e Krimeve të Rënda hetim pasuror edhe shoferit të Tahirit, Gentian Ceka

Lajme, Të fundit

Gentian Ceka, shoferi i ish-ministrit Tahir është vënë nën hetim pasuror. Ky është vendimi i Prokurorisë së krimeve të Rënda, që ka vendosur të hetojë asetet pasurore dhe llogaritë bankare të shtetasit Gentian Ceka. Këto asete do të verifikohen nga grupi i prokurorëve që kanë nën hetim prej muajit tetor dosjen “Habilaj-Tahiri”, që gjithashtu është edhe nën hetim pasuror së bashku me të afërmit e tij, bën me dije Top-Channel.

Emri i Gentian Cekas shfaqet në përgjimet që disponon prokuroria, ku emri i tij përmendet nga biznesmeni Orest sota dhe shoferi i tij. Ne përgjimet thuhet nga shoferi i Sotës se patentat e Tahirit i kishte harruar pikërisht Ceka në makinë, pra shoferi i ish-ministrit.


Mësohet se vetë Ceka është shprehur se i ka harruar qysh prej dy muajsh patentën në makinën e Sotës, të cilat i kishte marrë në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, pas përkthimit të dosjes “Habilaj” nga Ministria e Drejtësisë, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë në dorë dosjen, që do të thotë se së shpejti ata do të kryejnë veprime të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu