• |
ide | kryesore

Rreziku nga pasiguria politike në Gjermani, vjen reagimi i Komisionit Europian

Planet



Zëdhënësi i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, deklaroi sot se Europa nuk do të ndalet për shkak të krizës politike në Gjermani.

“Ne do të vijojmë të përparojmë duke prezantuar, siç është parashikuar më 6 dhjetor, propozimet tona në lidhje me projektet e reformës së zonës euro”, tha Schinas në një konferencë shtypi në Bruksel, duke theksuar se presidenti i Komisionit, Jean-Claude Juncker kishte biseduar të hënën me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Presidenti i Komisionit Evropian po ndjek nga afër zhvillimet politike në Gjermani”, shtoi Schinas.

Ky projektpropozim për të reformuar zonën euro u njoftua nga Juncker gjatë diskutimit të tij për programin mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian 13 shtatorin e kaluar.

Këto propozimeve pritet të diskutohen më pas më 15 dhjetor në Bruksel gjatë një samiti evropian të krerëve të shteteve dhe qeverive kushtuar kësaj çështjeje.

Kujtojmë se Gjermania ndodhet në një pasiguri politike, pasi Angela Merkel nuk arriti të formojë koalicionin tre-palësh me liberalët dhe ekologjistët në Gjermani, njoftim që u dha të dielën.

Ekonomia më e madhe e rajonit rrezikon krijimin e një qeverie pakice, që do të ndodhte për herë të parë në Gjermaninë e pasluftës, ose shkuarjen në zgjedhje të reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *