• |
ide | kryesore

Udhëtimi i papritur në Gjermani/ Rama i kërkon Tahirit të qetësohet

Lajme, Të fundit



Edi Rama ftoi për një takim sot deputetët e Komisionit të Ligjeve. Takimi u zhvillua në kryeministri, por Saimir Tahiri nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës.
Sipas raportimit të Report Tv, ka qenë deputeti Bashim Fino, që e ka përmendur Saimir Tahirin gjatë bisedës së lirë më kryeministrin.
Bashkim Fino ka thënë se “fola me Tahirin dhe ishte i shqetësuar”.
“Tahiri nuk ka pse të shqetësohet. Gjithkujt mund t’i ndodhë të harrojë patentat diku” citon Ramën Report Tv.
Që pas arrestimit të Orest Sotës, Saimir Tahiri ka heshtur në media. Disa ditë më parë ai udhëtoi në Gjermani, i shoqëruar nga një ish vartës në Ministrinë e Brendshme. Arsyet e udhëtimit mbeten mister.
Burime pranë Tahirit shpënrdanë në media lajmin se ish ministri udhëtoi drejt Gjermanisë për një ndërhyrje kirurgjikale të babait të tij. Ky argument rezultoi një gënjeshtër, pasi Top Channel zbuloi se koha dhe vendi ku qëndroi Tahiri, nuk korrespondonin me ndërhyrjen kirurgjikale të babait të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *