• |
ide | kryesore

Detajet/ 3 shefat që pritet të arrestohen janë mbajtur nën vëzhgim nga SHISH ditët e fundit

Lajme, Të fundit

Tre shefat e policisë për të cilët prokuroria kërkon arrestimin pasi i cilëson si bashkëpunëtorë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, Jaeld Çelën, Sokol Boden dhe Gjergj Kohilën, agjentët e SHISH i kanë mbajtur në vëzhgim ditët e fundit për t’u siguruar se ato nuk do të largoheshin nga vendi. Informacioni u dha nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.


Jaeld Çela ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës për rreth 2 vjet, Sokol Bode ka drejtuar policinë kufitare në Dhërmi, ndërsa Gjergj Kohila ka qenë shef i krimit të organizuar në Policinë e Vlorës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.