• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u hoq nga Vlora, polici i kufirit pas fotos me Habilajt

Lajme, Të fundit



Sokol Bode është një prej 3 ish-funksionarëve të policisë për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhër arresti si të dyshuar për lidhje me grupin e trafikanteve të drogës të vëllezërve Habilaj. Bode ka mbajtur detyrën e drejtorit të Postës së Policisë në Dhërmi.

Pas publikimit nga Partia Demokratike të fotos ku ai shihej i përqafuar me Moisi Habilajn, ndaj tij nisi një hetim nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. Burimet i thanë lapsi.al se në prill të këtij viti ai u transferua në Shkodër ku mori detyrën e Shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve.

Në 7 prill të këtij viti ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë Administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një sere të vogël ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç tij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhër-arresti edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohilën, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. ilir ,anonimus, e tjrter lloj i ketyre bythqirve si ju ,vertet bet drog por shkaterruat rinin,popullin,vetem qe ca qelbesira stalini si ruqi,xhafa,rama,gjelil eilir gjoni,ditmmut e sulo bushati,myslim,dash e alfred peza,sadri abazi,koqo kokdhjeri,dosh,,ndok,gjush qazim e rosh te ju sjkerdhejn dit e nat,lera qfar ju bente roshi po tahiri,habilajt shullazi e balili keta po i shtove edhe xhelilin ju ben prostitut motra,vllezer,nena,gra .pirdhuni o ne qenef negjmije se vetem njerz nuk jeni ,krymba qenefi po.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *